Categories Lajme

Itali, Mattarella u jep më shumë kohë partive të zgjidhin krizën

Në Itali, Presidenti Sergio Mattarella njoftoi se disa nga partitë politike i kishin bërë të ditur se kishin nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur krizën qeveritare dhe shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe se ai u kishte thënë të ktheheshin përsëri të martën.

Duke folur para gazetarëve pas bisedimeve dy ditore,  Mattarella tha se shpërbërja e parlamentit ishte një vendim që nuk duhej marrë lehtë.

Partia Demokratike e qendrës së majtë vendosi të enjten kushte të vështira për krijimin e një koalicioni me Lëvizjen e 5-Yjeve, duke rritur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës po përballet me trazira politike ndërkohë që qeveria e saj, e gërryer nga grindjet e brendshme, nuk arriti të rezistojë, duke bërë që kryeministri Giuseppe Conte të jepte dorëheqjen këtë javë.

Kriza erdhi në një kohë që Roma do të fillonte përgatitjen e buxhetit të vitit 2020.

Rënia e qeverisë u shkaktua nga partia Lega e krahut të djathtë, kreu i së cilës Matteo Salvini e shpalli të vdekur koalicionin qeverisës, duke thënë se nuk mund të punonte më me 5-Yjet, partnerja e tij e koalicionit.

Salvini bëri thirrje për zgjedhje, për të përfituar nga popullariteti në rritje, me shpresën se do të kthehet në pushtet si kryeministër.

Ai shpreson gjithashtu të nisë një fushatë të madhe shpenzimesh vitin tjetër dhe të sfidojë rregullat fiskale të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, synimi i tij mund të mos ketë sukses, sepse kreu i shtetit, Mattarella, do ta shpërndajë parlamentin vetëm nëse është e pamundur të formohet një koalicion tjetër, ndërkohë që tani 5-Yjet dhe Partia Demokratike, të cilët do të takohen sot në orën 14 për të provuar të dialogojnë për krijimin e një qeverie të re dhe të shikojnë mundësinë e një marrëveshjeje për ta mënjanuar Salvinin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME