Categories Lajme

Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët

Itali– Arratisja nëpër fusha nuk e ndihmoi aspak një shqiptar të dyshuar për vjedhje, që t’i shpëtonte arrestimit nga oficerët e Policisë Rrugore të Cassino të Italisë.

Ai dyshohet se është pjesë e një organizate ‘skifterësh’ që vepronte në zonë dhe që mbrëmjen e djeshme (3 Dhjetor), kishte marrë pjesë në plaçkitjen në seri të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d’Evandro.

Aksioni u krye nga efektivët e nënseksionit A1 të Policisë Rrugore, ndërsa sipas medias italiane, bashkëpunëtorët e tij mundën të arratiseshin.

Grupi lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, të cilin e braktisën gjatë ndjekjes policore. Nuk dihet numri i personave që ishin brenda, pasi vetëm shqiptari u arrestua.

Ishte denoncimi i qytetarëve mbrëmjen e djeshme që tradhtoi bandën e hajdutëve. Policia tha se mes shtëpive të plaçkitura ishte edhe ajo e një pastiçieri të njohur në vend, pa e identifikuar. Shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME