Anija e shpëtimit “Ocean Viking” ka kërkuar autorizim për të zbarkuar në Itali ose Maltë 104 migrantët, të cilët i shpëtuan javën e kaluar, deklaroi sot një nga organizatat humanitare që menaxhon anijen. “Ocean Viking’ është larguar nga zona libiane e kërkimit dhe shpëtimit dhe ka kërkuar një vend sigurie pranë qendrave italiane dhe malteze të koordinimit të shpëtimit detar”, deklaroi organizata humanitare, SOS Mediterranee. Migrantët u shpëtuan të enjten nga një gomone e gjendur rreth 90 kilometra larg bregdetit libian dhe anija refuzoi t’i kthente në Libi. “Mes të shpëtuarve ndodhen 40 të mitur, 30% e të cilëve janë të pashoqëruar, dhe dy gra shtatzëna”, deklaroi SOS Mediterranee, duke shtuar se migrantët u larguan nga dhuna dhe abuzimi në Libi. SOS Mediterranee menaxhon anijen e shpëtimit “Ocean Viking” së bashku me organizatën tjetër humanitare, ”Mjekë pa Kufij” (MSF). Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, deklaroi se në këtë mënyrë kanë mbërritur 127 migrantë, përfshirë 13 në Lampeduza, 50 në rajonin juglindor të Pulias dhe 64 në rajonin jugor të Kalabrisë
Categories
Lajme