Categories Lajme

Itali/ “Opeli’ plaset me “Audin” e shqiptarëve, ‘largohen nga jeta’ dy vajza

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeç, Claudia Marioli dhe Giulia Vangelisti humbën jetën në një aksident rrugor gjatë natës së kaluar në autostradën 42 që lidh Esinen me Darfo Boario Terme në Brescia.

Të dy viktimat ishin së bashku në një “Opel Corsa” dhe po udhëtonin drejt jugut, kur për arsye ende të paqarta u përplasën me një “Audi” me pesë persona në bord që po udhëtonte në drejtim të kundërt, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Në mjetin “Audi” ishin pesë punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po ktheheshin në shtëpi. Katër prej tyre mësohet se janë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç. Policia e Brescia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME