Papa Françesku mbajti sot lutjen e tij të parë ”Angelus” para adhuruesve në Sheshin e Shën Pjetrit, që nga heqja e kufizimeve kundër koronavirusit. Sheshi përballë bazilikës së Shën Pjetrit ishte mbyllur që nga muaji mars. Gjatë javëve të kaluara, Papa ka bërë lutjen e tij të mesditës nga dritarja e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit.
Shumë pak njerëz u lejuan në shesh. Adhuruesve i kërkohej të ruanin distancën nga njëri tjetri për të mbrojtur veten nga virusi. Më 18 maj, Italia hoqi shumë nga kufizimet e vendosura më 10 mars. Gjithashtu u lejuan dhe shërbesat fetare.
