Categories Lajme

Itali/ Rikthehen zonat e verdha COVID-19

Sipas projektdraftit që do të paraqitet sot në Këshillin e Ministrave, pritet të rikthehen zonat e verdha dhe “certifikata e gjelbër” për udhëtimet midis rajoneve. Masat, të cilat do të fillojnë nga 26 prilli, siç u parashikua javën e kaluar nga qeveria, duhet të jenë të vlefshme deri më 31 Korrik.

Nga 26 prilli, restorantet do të rihapen në zonën e verdhë për drekë dhe darkë “me konsum në tryezë vetëm jashtë”, ndërsa nga 1 qershori restorantet me hapësira të brendshme do të jenë në gjendje të hapen, por vetëm për drekë.

Drafti parashikon, gjithashtu, hapjen e pishinave të jashtme, tregjeve dhe qendrave tregtare në zonën e verdhë nga 15 maji; nga 1 qershor hapjen e palestrave;, nga 1 korrik panairte, konferencat dhe kongreset, parqe tematike. Gjithashtu, do të paraqitet edhe “certifikata e gjelbër” për udhëtime midis rajoneve me ngjyra të ndryshme.

Certifikata mund të jetë në format letër ose dixhitale dhe do të jetë e vlefshme për gjashtë muaj për të vaksinuarit dhe për ata që janë shëruar nga COVID-19. Nga ana tjetër, certifikatat do të jenë të vlefshme për 48 orë për ata që kanë kryer analiza molekulare ose antigjene, të lëshuara nga institucionet shëndetësore ose farmacitë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME