Categories Lajme

Itali/ Shqiptari që dhuron ushqim falas rrëfen batutat me miqtë: Ju bëni fëmijë se bukën ua garantoj unë gjithmonë

Lulzim Vulashi, një nga shqiptarët që ka arritur sukses në fushën e gastronomisë në Itali ka bërë disa akte bamirësie duke u ofruar ushqim të varfërve në Itali.

Ai ishte në një lidhje me skype për “Wake Up”, ku rrëfeu rrugëtimin e suksesshëm në Itali dhe si nisi dëshira për të dhuruar bukë falas dhe batuta që bënte me miqtë e tij, të cilët ankoheshin për krizën.

“Kohët në Shqipëri ishin shumë të vështira në 1997, ka folur historia për Shqipërinë. Nuk kishim asnjë shpresë të punonim ose të bënim diçka për të ardhmen. Si shumë të tjerë është unë vendosa të iki në Itali. Vija në Firence, sepse ishte qyteti i arkitekturës dhe kisha ëndërr të vijoja arkitekturën.

Por nuk kisha shumë mundësi të studioja fillimisht dhe fillova të punoj dhe kam pas gjithmonë pasion verërat. Më shumë vështirësi gjithmonë, pas shumë sakrificave, punëve, arrita ta realizoja.

Është kosto të dhurosh bukë falas, por si të them, fillimisht kisha dëshirë të bëja diçka për këtë vend që më priti krahëhapur. Më dha shpresë, më dha punën, më dha të ardhmen. Fillimisht kur hapa dyqanin, shumica e miqve të mi në atë kohë ishin në krizë, kishin probleme ekonomike. ‘Kemi frikë të bëjmë fëmijë e shumë si këto’, më thoshin. 

Dhe unë me shaka u thosha:  ‘Ju bëni fëmijë se bukën ua garantoj unë gjithmonë’. Dhe kështu ndodhi. Ne filluam t’u jepnin bukë falas të gjitha nënave derisa fëmija të bënte 6 muaj. Një përqindje të vogël të fitimeve e kemi dhënë për njerëzit të nevojë”, u shpreh biznesmeni shqiptar. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME