Categories Lajme

Itali! Studentja shqiptare gjendet e vrarë! Trupi i saj, brenda një valixheje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, është gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli.

Corriere della Sera raporton se trupi i saj ishte futur në një valixhe. Po ashtu bëhet me dije se disa persona që frekuentojnë një zonë pyjore në Poli, në periferi të kryeqytetit, e kanë gjetur të renë pa shenja jete, e mbyllur brenda një valixheje të hedhur në një humnerë.

Aktualisht, nuk dihen shkaqet e vdekjes. Në vendngjarje ndodhen hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e saj. Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identifikuar.

Ilaria studionte Statistikë në universitetin “Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolege ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Hetimet morën një kthesë dramatike gjatë natës, kur policia mbërriti në apartamentin e shtetasit filipinas në rrugën Homs, në lagjen Africano, ku mëngjesin e sotëm u krye një kontroll nga policia shkencore. I njëjti person, me të cilin viktima kishte shkëmbyer mesazhe për një kohë të gjatë natën e zhdukjes, është identifikuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Ai mund të ndalohet së shpejti.

Mbrëmjen e zhdukjes, Ilaria kishte dalë nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, thanë se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as sendet personale, ndërsa telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur për njëfarë kohe dhe dikush madje kishte kthyer përgjigje në disa mesazhe. Nuk është e qartë nëse ishte vërtet ajo. Më pas, asnjë gjurmë nga e reja shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me 1 kg kokainë, pranga 31-vjeçarit në Gjermani

Forcat e “Qytetit të Sigurt” arrestuan një tregtar të dyshuar kokaine në qendër të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ 46-vjeçari vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën. Dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi që trafikonte kokainë në Itali, të përfshirë edhe shqiptarët

Policia italiane ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun e kokainës. Ata kanë lëshuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat, përplasen dy automjete, humb jetën në spital 50-vjeçari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Moravë të Beratit, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime, rriten temperaturat

Ditën e sotme (11 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme,…

LEXO ME SHUME