53-vjeçari shqiptar i quajtur Hazbi Hajdini ka ndërruar jetë në Itali pasi ditën e djeshme u përplas nga një furgon në Savignano sul Panaro. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonja por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte. Mediat italiane raportojnë se ai jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa la pas gruan dhe fëmijët. Sakaq autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, autor i të cilit është një 65-vjeçar italian.

