Categories Lajme

Itali, vendi fqinj pritet të përfshihet nga stuhi shiu dhe dëbore

Italia fqinje pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të diel. Siç raportojnë mediat vendase, i gjithë vendi pritet që të përfshihet nga shiu, bora dhe stuhi të forta. Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë në Friuli Venezia Giulia dhe Bolzanos.

Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia. Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta. Kujtojmë se nga moti i keq do të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna. Java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.

Reshjet do të jenë të dendura gjatë natës kryesisht në trekëndëshin Vlorë-Gjirokastër-Fier ku sasia pritet të jetë 10, madje deri në 20 milimetra shi në orë në zona të caktuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME