Categories Lajme

Itali/ Vijon të ulet numri, rriten lehtë rastet e reja

Bilanci i viktimave ditore nga koronavirusi në Itali vijon të mbetet nën shifrën 200 prej më shumë se një jave. Ditën e sotme është vënë re një ulje e numrit të vdekjeve në krahasim me një ditë më parë. Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 119 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 130 jetë të humbura. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të premte në 32,735.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 229,327. Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 138,840 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 572 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Sipas shifrave zyrtare, këtë shtunë janë konfirmuar edhe 669 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 652 raste të reja. Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.3 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME