Categories Lajme

Italia dhe kriza e provokuar që u shndërrua në autogol…

Vera politikisht e ngarkuar dhe e paparashikueshme ende nuk ka mbaruar.

Ndërsa po pritet një redde rationem me Kryeministrin Italian Giuseppe Conte, duket se tani është koha për taktika dhe negociata midis palëve.

Ministri i Brendshëm Italian dhe drejtuesi i Lega-s Matteo Salvini, duke patur parasysh se presionet për një qeveri legjislative midis Pd dhe M5 që po ‘bekohet’ edhe nga Romano Prodi po shumohen, ai i është rikthyer meditimit dhe duket i gatshëm të rikthehet me ‘5 yjet’ duke kërcënuar që një qeveri e ardhshme ‘kuqe e verdhë’ do t’I nxirrte njerëzit në rrugë kundër rrëmujës institucionale.

Po si parashikohet të përfundojë stina e nxehtë?

Presidenti i Republikës italiane, pasi u kthye nga Magdalena, sipas analistëve, do të bëjë propozime të qarta forcave politike, nga frika se kriza do të agravohet.

A do të shkojë Italia në votime?

Sipas Fulco Lanchester, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin La Sapienza, ‘nuk ka gjasa që Quirinale ta çojë vendin drejt kutive të votimit’.

Po përse Salvini, plot befasi dhe në mes të muajit gusht, provokoi në Itali krizë qeveritare? Nga frika e rritjes së popullaritetit te Kryeministrit Conte? Për shkak të afrimitetit të këtij të fundit me Presidentin e Republikës? Apo udhëheqësi i ligës kërkon aleanca të reja për të shmangur “kurthe” të caktuara parlamentare, siç ishte dhe kërkesa për të raportuar në Parlament mbi finacimet e Moskës përkundrejt Lega-s?

Sipas profesorit Fulco Lanchester, Salvini u përshpejtua me krizën e provokuar për të shmangur mocionin e mosbesimit të paraqitur nga Partia Demokratike kundër tij.

Po si do të zgjidhet kriza?

Kjo varet nga ajo që do të thotë Conte në Senat.

‘Bubullima’ Salvini tani duket se po përpiqet të dale nga cepi I ngushtë ku ka përfunduar pasi gjatë rrugës gjeti shumë pengesa për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme, mes të cilave dhe në mesin e njerëzve të tij të cilët e akuzojnë se ka gabuar në përllogaritje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME