Categories Lajme

Italia i kthen borxhin Shqipërisë

Të gjithë i mbajnë mend ekipet mjekësore që u nisën nga Shqipëria drejt Italisë, në një kohë që kjo e fundit ishte në një moment mjaft të vështirë sa i takon Covid 19… Duket se borxhi nga miqtë do të lahet shpejt, pasi Italia ka ofruar mbështetjen e saj ndaj qeverisë shqiptare, për të përballuar situatën në të cilën tashmë po kalon vendi ynë. Ka qenë presidenti i rajonit të Puglia, Michele Emiliano, ai që është shprehur se do të ketë një angazhim në nivel rajonal në Itali, për të ndihmuar shqipërinë, duke iu ofruar përvojën që u ndoq në pikun e pandemisë në Itali. “Mund të njoftojmë se kemi pasur nderin e madh nga qeveria italiane, nga Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe natyrisht edhe nga Ministri Boçia i cili koordinon këtë lloj aktiviteti në nivelin rajonal, dhe jemi ngarkuar me kryerjen e një misioni të veçantë, për të mbështetur sistemin shëndetësor shqiptar për përballimin e Covid bazuar në përvojën që kemi pasur në Itali”, ka thënë Emiliano.

Ndërsa ka shtuar se ka pasur një teltefonatë dhe mr kryeministrin shqiptar Edi Rama…. “Sot do të fillojë takimi i parë me video-konferencë midis teknikëve të mi nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Civile dhe homologëve shqiptarë. Disa ditë më parë pata kontakte me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit ne i ofruam ndihmën tonë.

Pasi të kemi rregulluar të gjitha procedurat, task forca e Mbrojtjes Civile Kombëtare, e mishëruar nga Mbrojtja Civile Apulian, do të niset për në Shqipëri për të dhënë pikërisht kontributin tonë”, ka thënë presidenti i Puglias, që mes rreshtash ka pranuar, se kjo ndihmë bëhet dhe për të shmangur rrezikun ndaj shtetit të tyre, duke iu referuar shkëmbimit shumë të madh njerëzor e tregtar mes dy vendeve. “Misioni synon gjithashtu të parandalojë rreziqet epidemiologjike që vijnë nga Shqipëria, prandaj ne do të operojmë kontrolle ndërkufitare”, ka thënë Emiliano. Kujtojmë se në javët e fundit, mediat italiane kanë folur për shumë raste me Covid që kanë mbërritur përtej detit nga Shqipëria, ndërkohë që lëvizja mes dy vendeve është ende e pakufizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME