Categories Lajme

Italia ka nevojë për punëtorë sezonalë

Sektori agro-bujqësor në Itali kërkon krah pune dhe i kërkojnë qeverisë italiane miratimin e një drafti të ri ligjor për sjelljen e një fluksi të ri punonjësish sezonalë ekstra-komunitarë. Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe nisjen e periudhës së vjeljes së frutave e perimeve sipërmarrësit italianë lëshojnë alarmin se janë të preokupuar për mungesën e punonjësve sezonalë në vjeljen e rrushit, ullinjve, frutave e perimeve të stinës. Përmes shoqatës së sipërmarrësve agro-bujësorë “Confagricultura”, ata përcjellin kërkesën e tyre për nevojën e domosdoshme për punëtorë ekstra-komunitarë sezonalë.

Presidenti i ‘Confagriculturës’, Massimiliano Giansanti ka deklaruar se “kanë kërkuar emetimin e një drafti të ri për mbërritjn e punonjësve sezonalë të huaj, raporton Ora News. Pandemia, thotë ai “na ka vënë në vështirësi dhe është e domosdoshme të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që të mos orientohen vetëm nga urgjenca e emergjenca”. Në një letër dërguar ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese kërkojnë të paraprihet publikimi i dekretit fluks emigrantësh sezonalë për 2021 në mënyrë që qysh në fillim të shtatorit 2021 të paraqiten kërkesat për aplikimi në punësim sezonalë si dhe e drejta për konvertimin e lejeve të qëndrimit për punë sezonalë.

Shoqata ‘Cofagricultura’ italiane ka kërkuar gjithashtu dhe zgjatjen e afatit të lejeve të qëndrimit të emigrantëve që kanë skaduar deri më 31 korrik. Në bazë të raportit të Observatorit Kombëtar mbi punësimin në sektorin agro-bujqësorë, në Itali janë të punësuar rreth 340 mijë punëtorë të huaj e barasvlefshem me 32 % të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të këtij sektori, raporton Ora News.

62% e tyre janë emigrantë ekstra-komuntiarë të ardhur nga Maroku, Tunizia, Senegal, Shqipëri, Moldavi, Sllovaki, Rumani Bullgari etj. “Nga strukturat territoriale e fermat bujqësore në të gjithë territorin italian na vijnë sinjalizime për mungesë krahu pune, ndërsa ka nisur sezoni i vjeljes së frutave, perimeve, ullinjve e rrushit”, është alarmi i lëshuar nga ‘Confagricultura’ italiane dhe i përcjellë qeverisë Draghi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME