Categories Lajme

Italia kërkon 70 mijë punëtorë të rinj, kuota edhe për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut

Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e kërkesës për krah pune që ka aktualisht ekonomia italiane.

Qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria. “I përgjigjemi kërkesës së Industrisë Italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti fluksi emigrantësh.  “I japim mundësi, tha ai, rreth 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.

Emigrantët e rinj që pranohen të punësohen brenda kësaj kuote duhet të jenë nga vende; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Tunizi, Ukraninë, Bangaldesh, Bosnjë, Bregu i Fildishtë, Egjipt. Marok, Indi, Gambia, Mal i Zi, Moldavi, Etiopi, Mali, Sri Lanka, Senegal, Algeri, Nigeria etj. Kuotat e parashikuara për punësim janë 69 700 emigrantë. Kërkohen 42 mijë punëtorë për bujqësi e turizëm- hoteleri, nga të cilat 14 mijë punëtorë vetëm për sektorin e bujqësisë.

Kuotat e tjera janë parashikuar për sektorin e ndërtimit e autotransport të mallrave. Dekreti i fluksit parashikon dhe konvertimin e rreth 2000 leje qëndrimi për studim, stazh e formim profesional në leje qëndrimi punësimi, e të 4400 leje qëndrimi për punësim sezonal në leje qëndrimi punësim i rregullt me afat të gjatë kohorë. Dekreti i fluksit do të ketë një “click Day” i parashikuar në orën 9.00 një ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare e do të pranohen kërkesat dëguar brenda dy muajve nga data e publikimit me prioritet renditjen kronologjike të aplikuesve.

Shpërndarja territoriale e kuotave të nevojshme për punësimin e emigrantëve të rinj do të përcaktohet nga Inspektoriati i punës së rajoneve e provincave italiane. Për hartimin e këtij dekreti kanë punuar dy ministrite E Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Ministria e Brendshme e gjatë prezantimit të tij, Kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se gjatë vitit 2022 është parashikuar një tjetër dekret fluksi për emigrantët e vendeve ekstra komunitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME