Categories Lajme

Italia sërish në izolim, nga e hëna mbyllen shkollat

Italia ashpërson masat në pritje të një vale të re të shkaktuar nga mutacionet e Covid-19. Nga e hëna shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë, rajonet që kanë një numër javor të rasteve 250 për 100 mijë banorë do të kalojnë automatikisht në zonë të kuqe.

Qeveria italiane parashikon kufizime të rrepta për të frenuar një valë të re të infeksioneve nga mutacionet e COVID-19 që kanë shqetësuar ekspertët. Nga e hëna 15 mars deri më 6 prill, Rajonet që kanë një numër javor të rasteve mbi 250 për 100 mijë banorë do të kalojnë automatikisht në zonë të kuqe. Ngushtohet gjithashtu dhe zona e verdhë.

Për festat e Pashkëve, nga 3-5 prill masat e parashikuara për zonën e kuqe do të zbatohen në të gjithë vendin. Do të jetë e mundur vetëm zhvendosja brenda Rajonit në shtëpi private, një herë në ditë, maksimumi 2 persona.

Dyqanet tregtare do të mbyllen vetëm në zonën e kuqe, ndërsa hapur do të jenë vetëm farmacitë dhe ushqimoret, por me masat e zakonshme të sigurisë, distanca, maska. Aktivitetet në vend në qendrat e fëmijëve të vegjël dhe shkollat e të gjitha niveleve janë pezulluar. Mësimi zhvillohet në distancë. Po ashtu vijon bllokimi i pishinave dhe palestrave si edhe kontaktet apo sportet ekipore.

Në zonat e kuqe restorantet janë të mbyllura, dhe lejohet vetëm dërgimi në shtëpi pa kufizime kohore dhe marrja me vete deri në orën 10:00. Baret deri në orën 6 pasdite.Ndërsa Kishat do të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ato respektojnë protokollet e nënshkruara nga qeveria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME