Categories Lajme

Italiani kampion bote për kujtesë, mban mend radhën e 1829 letrave bixhozi

Kampioni i ri i botës për kujtesën më të fortë është një italian. Quhet Andrea Muzzi, është 20 vjeç dhe studion për mjekësi. I riu roman ia doli të sfidojë konkurrencën e 170 “atletëve të mendjes” duke fituar podiumin në Kampionatin Botëror të Kujtesës që u mbajt në Kinë me 8170 pikë.

Fitues dhe i Kampionatit Europian në vitin 2019, Andrea tashëm mban dhe 5 rekorde botërore. “Duhet të stërvitesh në mënyrë konstante, nuk është një dhunti natyrore. Është e nevojshme të njohësh teknikat antike të kujtesës”, deklaron ai. Studenti 20 vjeçar ja arriti të mposhte në finalet e kësaj gare kaq të veçantë dy konkurrentë të forta nga Mongolia që e mbyllën garën e kujtesës me 7203 pikë dhe 7112 pikë.

Andrea Muzzi e nisi konkurrimin e tij një vit më parë, por tashmë e ka treguar që është një kampion i vërtetë për kujtesën, duke thyer rekord pas rekordi siç është dhe ai i mbajtjes mend të radhës së 1829 letrave bixhozi. Tani sfida e ardhshme për italianin do të jetë në vitin 2020 në Dubai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME