Categories Lajme

Italiani Mikele Riçi vjen në Vlorë dhe mbjell 100 hektarë tokë me grurë, elb dhe tërshërë…

Shtetasi italian Mikele Riçi prej dy vjetësh punon tokat e marra me qira në fshatin Kropisht në Vlorë.

Toka është pasioni i dytë shqiptar për 45-vjeçarin, pasi prej 12 vjetësh është dhëndër në vendin tonë. Nusen e ka marrë Vranishti dhe prej bashkëshortes vinte çdo vit në Shqipëri.

Dhe njësoj si bashkombasi i tij shkrimtari Indro Montaneli teksa vizitonte Shqipërinë në vitet ‘40 edhe Mikele pa me dëshpërim ngastra të braktisura, ku siç thotë ai nuk mund të lëshosh as bagëtitë për të kullotur.

“Në Itali nuk punohet më sepse jemi në një regjim komunist që mbron kë nuk punon në dëm të atij që punon , burokracia po na vret dhe kjo është pse vendosa të mos jetoj më në Itali”, thotë ai.

Prej dy vitesh vendosi të mbjellë grurë, elb e tërshërë .
“Kam njohur mjaft njerëz dhe kam raporte shumë të mira me banorët e zonës. më kanë pritur shumë mirë dhe kjo është përse kam vendosur të jetoj këtu.

Terrenet i kam gjetur të braktisura dhe duhen punuar e duhet të kujdesesh, janë toka shumë të mira. Nëse punon ia del dhe nëse kujdesesh pak prodhon grurë siç duhet. por punëtorët që dinë të bëjnë vërtetë punën janë të paktë”.

Krejt i i vetëm ai ka arritur të marrë me qira dhe të punojë gati 100 hektar tokë. kërkon të marrë kredi dhe subvencione.

“Nga qeveria kërkoj që të krijojë struktura të posaçme shtetërore dhe private në mënyrë që bujku të mos detyrohet të shesë për katër lekë, sepse nuk ka ku të ruhet e të magazinohet gruri dhe nëse nuk krijohen këto struktura nuk do të ketë një të ardhme për bujkun që merret me drithëra.

Nga eksperienca ime, kur ishin kohët që Italia u rrit, kishte financime shtetërore nga banka me interesa të ulëta, ku jepeshin hua agrare dhe merrje paratë. në momentin e shitjes se produktit i ktheje, por duhen garanci që shteti i jep në banka”.

Ai shpreson ende në një modernizim të bujqësisë shqiptare ku vëren për fat të keq se gruri ruhet ende si 60 vjet më parë nën mëshirën e tekave të motit./top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME