Categories Lajme

Iu bllokuan 1.5 mln euro/ Ish-drejtori i ALUIZNI-t në kohën e Berishës kërkon paratë mbrapsht: I kam të ligjshme

Ferdinand Shehu, ish-drejtori i Aluiznit në kohën e qeverisë Berisha që iu sekuestruan 1.5 milionë Euro 10 ditë më parë, kërkon t’i kthehen paratë për të cilat akuzohet se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme. Shehu ka kërkuar që t’i kthehen paratë për shkak se pretendon se ato nuk janë të paligjshme.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se seanca është shtyrë për në shtator për shkak se nuk është paraqitur asnjë përfaqësues nga Prokuroria duke qenë se janë me leje.

Shehu kohët e fundit, nëpërmjet një banke private ka tentuar transferimin e 1 milion eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Por pas dyshimeve se shuma është përfituar nga burime të paligjshme, Drejtoria  për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Seksionin  për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Investimi” duke i bllokuar.

Më pas në një lidhje telefonike për Report Tv , Shehu deklaroi se ndodhet në Itali me familjen dhe se lajmin e ka mësuar nga mediet. Shehu mohoi akuzat dhe tha se do të ndjekë rrugën ligjore. Ai theksoi se nuk ka bërë asnjë paligjshmëri.

Në vitet 2009 dhe 2013 Shehu ka qenë kandidat për deputet nga PD-ja, por nuk arriti qe te fitonte, ndërsa në 2015 me siglën e LZHK-së u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME