Mediet italiane kanë publikuar foton e motrave 15 dhe 17 vjeç të cilat vdiqën në mënyrë tragjike ditën e djeshme pasi u tërhoqën zvarrë nga treni. Giulia dhe Alessia Pisanu vdiqën në mëngjes, rreth orës 06:40 në stacionin Riccione.
Goditja ishte aq e tmerrshme sa identifikimi u bë nga celulari i njërës prej vajzave. Është e vështirë të përcaktohet dinamika e saktë e fatkeqësisë që ndodhi në sy të pasagjerëve të cilët prisnin trenin.
