Categories Lajme

Izraeliti kishte nje mesazh para se te ndahej nga jeta: Duan të më zhdukin, por ju vazhdoni të luftoni

Humbi betejën me Covid-19 Hai Shaulian, një nga organizatorët më të njohur të protestave në Izrael kundër Green Pass, maskave dhe vaksinave. Para vdekjes 57-vjeçari postoi një foto në Facebook, teksa ishte në spital, i lidhur me ventilatorin e mushkërive. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, Shaulian tha se mos hiqni dorë nga protestat.

“Mos u dorëzoni, shteti përdor metoda shtrënguese kriminale me ne. Ata duan të më zhdukin. Të dashur miq, gjendja ime është jashtëzakonisht kritike, nuk mund të flas ose t’u përgjigjem njerëzve. Unë nuk kam oksigjen dhe nuk mund ta stabilizoj veten. U zgjova këtë mëngjes i lagur sikur dikush të kishte hedhur disa kova me ujë.

M’u desh rreth një orë për të kuptuar se kush jam, ku jam dhe çfarë po bëj këtu. Mungesa e oksigjenit është një gjë e tmerrshme. Green Pass nuk do të futet në Izrael. Nuk ka të bëjë me koronavirusin dhe nuk ka të bëjë me vaksinat, por ka të bëjë me shtrëngimin. Vazhdoni luftën”, thuhet në mbishkrimin e imazhit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME