Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj të shkrirë të kthyer në armë të ftohta.

Kjo është “menuja” e sekuestrimeve pas kontrollit të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ditën e sotme (18 prill).

Policia e Burgjeve, e ndihmuar edhe nga sektorë të tjerë, ushtroi kontrolle në të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme, nga biblioteka e palestra, deri te kuzhina, qelitë dhe regjimi 41 bis.

U zbuluan dhjetëra armë të ftohta të improvizuara dhe pajisje elektronike për të mundësuar komunikime të mundshme apo për t’i kthyer në armë.

Gjatë operacionit janë përdorur mjete të teknologjisë së avancuar, përfshirë detektorë specialë, skanerë, dronë monitorimi dhe qen të trajnuar anti-drogë, çka ka rritur ndjeshëm efikasitetin e kontrollit dhe identifikimin e shkeljeve.

Bilanci i aksionit ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rregullave të sigurisë.

Janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara, mes tyre mjete prerëse të improvizuara, kabuj dhe materiale të tjera të palejuara, si dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin elektrik përmes qarqeve të modifikuara.

Në një rast është evidentuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore.

Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë ndërmarrë edhe masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë, duke realizuar transferimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë për rendin dhe sigurinë brenda institucionit.

Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, duke angazhuar një numër të madh forcash operacionale dhe speciale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe forcat e sigurisë nga një sërë institucionesh penitenciare në vend, përfshirë Fierin, Vlorën, Korçën, Beratin, Rrogozhinën, Elbasanin, “Jordan Misja”, Shkodrën, Burrelin, Fushë-Krujën dhe Durrësin, duke e kthyer kontrollin në një nga operacionet më të gjera të kohëve të fundit në sistemin e burgjeve.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME