Categories Lajme

Ja arsyet pse po tkurret popullsia shqiptare

Numri i lindjeve në Shqipëri është në rënie të ndjeshme nga viti në vit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017, në vendin tonë pati gati 5 mijë lindje më pak. Ky trend duket se është forcuar gjatë 2018-s, kur gjatë periudhës janar-shtator janë regjistruar rreth 18 mijë lindje.

Edhe nëse për tre muajt e fundit të vitit që lamë pas shifrat do të ishin të njëjta me 2017-n, përsëri bëhet fjalë për një rënie me rreth 5 mijë lindje më pak. Arsyet që shtyjnë çiftet e reja për të mos sjellë në jetë fëmijë janë të lidhura me gjendjen ekonomike dhe perspektivën e zbehtë për të ardhmen, raporton a2. Kjo provohet edhe nga fakti se rënia e lindjeve është më e theksuar në qarqet më të varfra të vendit, si Dibra, Elbasani apo Kukësi. Edhe pse numri i lindjeve tejkalon ende numrin e vdekjeve, shtesa natyrore e popullsisë nuk arrin të mbulojë largimet jashtë vendit, duke bërë që popullsia e Shqipërisë të tkurret vit pas viti. Nëse politika e re shtetërore për bonuset e bebeve do të ndikojë, pritet të shihet në fund të vitit që sapo nisi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME