Categories Kuriozitete

Ja çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit deri në shkurt

Më 5 janar, eklipsi i parë diellor mbërriti në shenjën e zellshme të Bricjapit, që do të thotë fusha të jetës si : karriera, financat, statusi social, janë subjekt i shumë ndryshimeve në këtë kohë! Eklipsi mund të ketë efekte deri në shtatë vjet, por ky i fundit do të ndikojë jo më shumë se një muaj dhe kjo jo vetëm tek shenja e bricjapit, por tek të 12-të shenjat e horoskopit. Bricjapi dhe gaforrja do të ndjejnë ndikimin më të madh nga ky eklips, por dhe Dashi e Peshorja do të përjetojnë një energji shpërthyese që do i nxisë të veprojnë.

Eklipset janë të rralla dhe gjatë një viti mund të ndodhin katër të tillë! Disa janë më të fuqishëm se të tjerët, por në një formë a tjetër këto ndryshime astrologjie ndikojnë në jetën e shenjave të zodiakut. Eklipset diellore në veçanti ju japin mundësi të reja dhe ju shtyjnë drejt risive.. Ju japin guximin për të vepruar dhe përqafuar gjëra të reja. Megjithatë ndryshimet e mëdha të shkaktuara nga një eklips ndodhin në rrethana krejtësisht jashtë kontrollit tuaj. Duke qenë se eklipsi i fundit po ndodh në shenjën e Bricjapit, me shumë mundësi ndryshimet do të prekin sferën profesionale të jetës suaj.

Por nëse deri tani gjithçka tingëllon shumë mirë, duhet të dini se Bricjapi është një shenjë serioze mes të dy planeteve të fuqishëm si Saturni dhe Plutoni. Saturni ka të bëjë me përgjegjësinë dhe disiplinën, ndërsa Plutoni përfaqëson shkatërrimin dhe rilindjen, sipas living. Kjo do të thotë që në këtë periudhë duhet të keni më shumë kujdes se në çdo kohë tjetër, për faktin e vetëm: me fuqia më të madhe vjen edhe një përgjegjësi më e madhe. Atmosfera elektrike ju jep energji që të bëni përpara, por mos bëni asnjë lëvizje të papritur! Analizoni të gjithë informacionin e ri që keni dhe pastaj veproni. Prania e Saturnit ju ndihmon të merrni një qasje realiste dhe të krijoni një plan të detajuar për të dalë fitimtarë në çdo situatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME