Categories Lajme

Ja cfarë ndodhi me historinë dra.matike të vëllezërve shqiptarë të par.alizuar

“Të lutem mos qaj se bëhem keq dhe unë” Këto ishin fjalët e një 17 vjeçari shqiptar i cili para se të hynte në sallën e operimit për të shtatën herë, iu drejtua të vëllait, personit që la gjithçka për t’ju bërë krah atij dhe familjes së varfër.

Kjo është një copëz e historisë dramatike të familjes Çerri nga qyteti i vogël i Kavajës. Franko 17 vjeçar prej mëse një dekade vuan nga problemet me të ecurin për shkak të një aksidenti në moshën 5 vjeçare. Por me kalimin e viteve, problemet në të ecur u përkeqësuan dhe adoleshentit iu krijua skoliozë në shtyllën kurrizore, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Në familjen Çerri varfëria është e madhe, pasi përveçse Frankos edhe vëllai i tij i madh Vangjeli është po ashtu thuajse plotësisht i paralizuar.

Historia e Frankos preku shumë zemra shqiptarësh. Rrëfimi i jetës së tij, i transmetuar në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, përloti aq shumë saqë pas thirrjeve për ndihmë, u arrit të bëhej gati fondi prej 22 mijë eurosh, që 17 vjeçari të operonte skoliozën që i kishte përkulur trupin.

Genti, 21 vjeç, është kthyer dhe në shtyllën që po mban ekonomikisht familjen. I riu ka lënë gjithçka dhe ka hyrë në punë. Është ai që e rrëfën historinë më së miri për të vëllanë, teksa ai pret të shkojë për të 7-tën herë në operacion.

Genti: Kemi dy ditë që kemi ardhur në spital. Franko i ka bërë analizat dhe po pret të bëjë operacionin. Presim të dalë mirë, shpresoj shumë.  Kishte shumë frikë. Më tha të mos qaj sepse nuk do ndihej mirë. Më tha që nuk dua gjë tjetër veçse të mos qajë familja. Ishalla del mir vëllai, nuk e di se çfarë të them, ishalla o Zot del mirë.

Në krahun tjetër është nëna e Frankos. Sytë i ka të mbushur në lot. Trupi i dridhet kur flet për operacionin.

Nëna: Si do dalë Franko… kam vuajtur shumë me të… (qan) Kjo ishte ajo që doja, por është shumë e vështirë. Nuk po e përballoj dot, vetëm o Zot të dalë mirë im bir. Më thoshte që s’kam frikë, por sërish kishte. Nuk i kemi treguar, i thamë që operacioni është i lehtë, por doktori më tha që operacioni është i vështirë.

\

Babai: Po mendojmë të dalë sa më shpejt biri, të dalë mirë Franko. Themi që ai do të bëhet mirë. Ai djalë prej 17 vitesh ka ngrënë gjith ato operacione…

E teksa mjekët e çojnë Frankon në sallën e operacionit, e gjithë familja është mbledhur në hyrje të derës. Pret me ankth momentin kur mjeku të dalë nga salla dhe të thotë fjalët e para. Të gjithë e dinë se operacioni është mjaft i vështirë dhe se trupi i të dashurit të tyre është sakatuar nga skolioza dhe dhimbjet.

A do dalë i gjallë Franko im nga operacioni… duket sikur thotë nëna e cila qan dhe sytë nuk i shkul nga dera e sallës ku ndodhet shtrirë i biri.

Pas orëve të gjata, dera e sallës hapet.

Mjeku thotë se operacioni ka shkuar mirë dhe se gjendja shëndetësore e Frankos është e mirë dhe e qëndrueshme. Mjeku u shpjegon se pas operacionit Franko do të qëndrojë nën kujdes intensiv dhe më pas në një dhomë për disa ditë për të nisur më pas rehabilitimin. Por para se mjekut të mbarojë fjalën, Genti i hidhet në qafë dhe e falënderon doktorin. Duket sikur të gjithë familjarëve i është hequr nga kurrizi një barrë tejet e rëndë.

Pas disa ditësh, emisioni “shqiptarët për shqiptarët” përmes Elvis Naçit e Sidrit Bejlerit shkojnë në spital për ta vizituar personalisht Frankon. Sidriti e pyet si ndihet dhe a ka bërë progres me rehabilitimin. Franko thotë se sot është 40 kilogram në peshë. Nëna e Frankos falënderon nga zemra të gjithë ata shqiptarë që kontribuuan për të birin.

Nëna: Kurrë nuk ma priste mendja që kjo do të bëhej kaq shpejt… falënderoj shqiptarët nga shpirti  e zemra që më ndihmuan. Unë nuk do të mund ta bëja dot kurrë këtë operacion dhe i falënderoj nga zemra të gjithë ata që kanë ndihmuar për të hollat.

Bejleri: Tashmë është në duart e Frankos që të mos i zhgenjëjë këta shqiptarë që e ndihmuan.

Naçi: Mos harroni se sot vëllezër zihen pëe gjëra kot, por rasti i Gentit është i veçantë dhe që e ka ndihmuar të gjithë familjen e tij. Shembulli i tij duhet marrë parasysh. Ne shpresojmë që edhe pas kësaj familja juaj të shohë begati dhe ditë të mira. Franko të na bëhesh mirë sepse të tjerat rregullohen.

Sidrit Bejleri: Sa kile je sot?

Franko: 40!

Bejleri: Franko duhet tët gjejmë të paktën 65 kile kur të vijmë sërish të të takojmë.

Naçi: Franko ne shpresojmë shumë që ti të bëhesh sa më mirë dhe në mënyrë integrale të ambientohesh. Ne kërkojmë që ti të jesh shembullor, e para për nënën e babain e më tutje edhe për vëllanë. Ne shpresojmë që pse jo ti nesër të jesh i mirë për shqiptarinë, për ata që sot të ndihmuan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME