Në media prej ditësh po qarkullon lajmi, se UNESCO ka njohur lahutën si thesar kombëtar të Serbisë.
I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, lahutari Jonuz Delaj nuk mund ta pranojë këtë fakt.
Ai e ‘godet’ atë aq shumë saqë nuk mund t’i ndalë as lotët, shkruajnë mediat serbe.
Me një lahutë në dorë, Delaj rrëfen se ky instrument ka qenë pjesë e pandarë e familjes së tij, e trashëguar brez pas brezi, ndërsa shton se lahuta i ka dhënë identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.
Në lidhje me vendimin e UNESCO-s, Delaj i prekur u shpreh se lahutën na e grabitën, duke ia lënë përgjegjësinë institucioneve shqiptare përkatëse.
Ai tha:
Lahutën jau dhamë vetën, nuk na i grabitën. Nuk kemi ata që të propagandojnë lahutën dhe të thonë të vërtetën.”