Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 258 raste të reja me koronavirus. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar pozitive.
Nga ky numër, 212 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje – që të gjitha me sëmundje të tjera shoqëruese.Gjithashtu, gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 196 pacientë duke e cuar numrin e të shëruarve në 4463. Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3429. Më poshtë mund t’i shihni edhe tabelat e pacientëve me koronavirus që janë të hospitalizuar.


