Dalin detajet e para nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sonte në aksin rrugor Elbasan – Peqin, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke i marrë jetën një të riu 21-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Vishas dhe personi që ka humbur jetën është Ervist Matraxhiu, 21-vjeç. Mësohet se viktima sapo ishte fejuar. Drejtuesi i automjetit që ka përplasur për vdekje të riun, shtetasi me inicialet A. B. 41 vjeç, është shoqëruar në komisariat.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Vidhas, shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin E. M., rreth 21 vjeç , banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
