Categories Lajme

Ja lidhja e Charles McGonigal me projektin në ishullin e Sazanit

Prej disa ditësh në mediat ndërkombëtare është raportuar për planet për investime të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.

Kushner po planifikon të transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës “Aman”. Por gazetarja Fatjona Mejdini ka denoncuar se në “Aman Group” rezulton të jetë emëruar në vitin 2022 si drejtor global për çështjet e sigurisë Charles McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata federale e Washington-it për lidhjet me Rusinë dhe korrupsionin për llogari të qeverisë shqiptare.

Gjithashtu, ajo thekson se rrjeti i hoteleve “Aman” drejtohet nga oligarku rus, Vladislav Doronin. “Çfarë ju kujton emri Charles McGonigal?! Pas një kërkimi shumë të thjeshtë online më rezulton se në 2022-shin është emëruar si drejtor global për çështjet e sigurisë në Aman Group.

Në fakt kjo është dhe kompania që sipas Bloomberg do të investoj në eko-hotelin luksoz në Sazan. Për më tepër rrjeti i hoteleve Aman drejtohet nga i ashtuquajturi oligarku rus, Vladislav Doronin. Ky i Sazanit duket një projekt shumë ambicioz vërtet…”, shkruan gazetarja në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME