Referuar detyrave të lëna nga Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko për menaxhimin e Task Forcës së Masave Lehtësuese, Prefekti i Qarkut Vlorë ka zhvilluar mbledhje me përfaqësues të institucioneve, DPV, AKU, ISHSH, DRT, DSHTR, ISHPSHSH, pjesë e Menaxhimit të Emergjencave Civile me qëllim rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve në fazën e re dhe ngritjen e grupeve monitoruese në fazën e lehtësimit të masave për situatën e pandemisë COVID-19.
Secili nga institucionet do të kontrollojë subjektet sipas kategorive, për respektimin e masave dhe rregullave të domosdoshme që çdo subjekt duhet të përmbush.
Të gjithë institucionet do të formojnë grupet e kontrollit me përbërje dy inspektor plus një polic.
Grafiku i monitorimit të subjekteve do të realizohet sipas zonave policore prej datës 28 Prill.
Ky monitorim ka për qëllim vëzhgimin dhe këshillimin e subjekteve të lejuar për të zhvilluar aktivitetin e tyre.