Moti në vendin tonë ditën e sotme do dominohet ngq moti i qëndrueshëm, ku sipas MeteoAlb, kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës.
Përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
