Categories Lajme

Ja sa kushton një punonjës i huaj në Shqipëri

Të marrësh punëtorë nga jashtë nuk është e lehtë, madje po rezulton si një proces me kosto. Nga pajisja me vizë e aplikimi për leje pune te transporti e akomodimi, një biznes duhet të paguajë rreth 850 euro për marrjen e një punonjësi të huaj nga jashtë. Veç shpenzimeve të dukshme, marrja e punonjësve të huaj shoqërohet shpesh me kosto të mëdha në kohë.

Florjan Zekja, sipërmarrës në sektorin e manifakturës, shprehet: “Në vendet ku ne aplikojmë për marrjen e punëtorëve, Shqipëria nuk ka ambasadë. Ndaj ne duhet të t’u referohemi vendeve fqinje apo më larg, për të marrë vajzat nga Filipinet ne duhet t’i referohemi ambasadës në Romë”.

Përpjekjet e dëshpëruara të kompanive për të përballuar kostot e emigracionit shoqërohen edhe me rreziqe të tjera. Një pjesë e mirë e punonjësve të huaj, shpesh edhe pa mbushur një muaj pune në Shqipëri largohen drejt Perëndimit. Rrisqet e tjera lidhen me produktivitetin, refuzimin e lejes së punës apo kërkesat e punonjësve të huaj për paga më të larta se ata vendas.

“Po të marrim punëtorët me kombësi nga Bangladeshi mund të them se ka qenë një dështim total, mund të them me siguri të plotë se të gjithë ata nga Bangladeshi që kanë ardhur, janë larguar më pas jashtë”, thotë Zekja. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive tregojnë se numri i të huajve që pajisen me leje pune po rritet nga viti në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë punësuar në industrinë përpunuese, ndërtim, bujqësi, peshkim, tregti apo informacion dhe komunikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

Policia e Beratit bën me dije sot në 27 mars se ka arrestuar një 39-vjeçar.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranvera që u kthye në dimër, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara

Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME