Categories Lajme

Ja sa raste të reja u regjistruan gjatë 24-orëve të fundit, 18 raste në Vlorë

Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 3 qytetarë si dhe janë regjistruar 447 raste të reja nga 2309 testime të kryera.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën asnjë moment dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19; vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale, kufizoni kontaktet me të tjerët.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has. Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME