Categories Lajme

Ja sa taksa dhe tatime do shtohen pas 1 janarit

Nga 1 janari 2019 marrin fuqi ligjore disa ndryshime në legjislacionin fiskal.

Nga një janari ngarkesa fiskale për të punësuarit me paga të larta ulet. Fasha e pagës që taksohet me 23 % do të rritet në 150,000 lekë nga 130,000 lekë në muaj që është aktualisht.

Kjo kategori do të ketë përfitim mujor 2600 lekë.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm është ulja e tatimit mbi dividendin në 8% nga 15% që është aktualisht.

Vendimi ndihmon veçanërisht bizneset e mëdha.

Kuvendi, gjatë miratimit të ndryshimeve, vendosi që norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8% do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

Presidenti i Republikës ktheu dekretin e këtij projektligji me argumentin se cenon barazinë fiskale te taksapaguesve dhe gjithashtu sipas institucionit të Presidentit, ligji nuk mund të ketë efekte paravepruese, pasi në ketë rast krijon efektet e një amnistie fiskale.

Por Kuvendi e hodhi poshtë dekretin e Presidentit.

Ndryshime janë paraparë edhe në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ku themelore është përjashtimi nga TVSH-ja e lëndëve të para për industrinë fasone.

Në ligjin për taksat kombëtare janë propozuar dy ndryshime kryesore. I pari, projektligji propozon që përqindja e rentës minerare nga 6%, të bëhet 9%, për “Mineralet e kromit për eksport”.

Kjo masë, sipas Ministrisë së Financave, synon të nxisë përpunimin e mineralit në vend, me synim rritjen e vlerës së shtuar.

Ndryshimi i dytë synon uljen e taksës së ambalazheve mbi produktet e plastikës në 35 lekë, nga 100 lekë për kilogram që është aktualisht. Për prodhimin brenda vendit, niveli i propozuar i taksës është 25 lekë/kg.

Ndryshimet kanë përfshirë edhe ligjin për taksat vendore, të cilat synojnë riparimin e paqartësive në zbatimin e ligjit ekzistues.

Ndërhyrje janë bërë edhe në ligjin për procedurat tatimore.

Ndryshimet  sipas qeverisë synojnë të limitojnë mundësitë për shmangie fiskale.

Por analizat në median ekonomike të vendit thonë se nga ndryshime lehtësohen kryesisht bizneset dhe punonjësit me paga të larta

Sipas FMN ndryshimet e shpeshta që bën Shqipëria në legjislacionin fiskal kanë krijuar pasiguri dhe stres tek bizneset dhe qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME