Categories Lajme

Ja se çfarë do të ndodhë me vilën e Enver Hoxhës

Vila e ish-diktatorit do të shhndërrohet në një kinema. Fituesi i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019, do të jetë më 19 gusht në Tiranë në një prezantim dhe diskutim të filmit të tij. Projekti i takon një kinemaje nomade, Cine Tarkovsky, që evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.

Vasilis Kekatos xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedhur i Palmës së Artë fton në një eksperiencë kinematografike dhe në një bashkëbisedim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrës, mbi të krijuarit dhe fituarit përkundër çdo vështirësie.

Prezantimi i parë i Shqipërisë në Kanë ishte në vitin 1953 me filmin “Luftëtari i Madh Skëndërbej” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. Pothuaj 50 vite më pas, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat”. Në 2019, Erenik Beqiri është i pari shqiptar në seleksionimin zyrtar, me filmin “The Van”.

Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946, prej dekadash është Festivali më i rëndësishëm në botë i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Prej vitit në vit, pritet me kuriozitet përzgjedhja e filmave të Kanës, prej natyrës së artit që sugjeron dhe prestigjit që ky aktivitet mban./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME