Izolimi për shkak të pandemisë nga koronavirusi dhe vecanërist mungesa e qarkullimit të shtuar me automjete e ka një të mirë. Efekti është ndier nga të gjithë dhe lidhet me cilësinë e ajrit.
Shumë prej nesh, sa hapim dritaret dhe hedhim vështrimin tej, ne ato hapësira që ishim mësuar t’i shihnim të mjegullta, mes tymit, e smogut, pas ditësh në izolim, i shohim të shfaqen më qartë, shumë më pastër dhe pa atë tymin mbuluar. Shihni ne kete galeri fotosh me poshte, se si duken zona te ndryshme te kryeqytetit, para dhe teksa kane kaluar mbi 5 jave izolim.