Mbi 11 milion leke nga taksat e qytetareve te bashkise Shkoder ka akorduar Voltana Ademi per rikonstruksionin e rrugës Mes-Drisht. Punime keto qe u mirëpriten jo vetëm nga banoret e zones, por edhe turistet e vizitoret e kalase ende te banueshme te Drishtit. Por ndërsa do te duhej qe investimi te kishte standartet me minimale, reshjet e shiut te rena ne orët e fundit nxjerrin ne pah nje prej problematikave me akute. Kanali anësor i ndërtuar për te larguar ujin nga rruga, ka nisur te mbushet me gure e dherave. Projekti nuk parashikon mbrojtje te tij dhe kjo per banoret eshte qesharake pasi do te beje qe investimi te shkoje dem. “A mund te me thoni se ku ka nje projekt te dyte si ky. Ti ban gjoja kanal me largu ujin e siper ka nje grumbull dhe qe sa bjen shi perfundon ne te. Turp, veç tallen me ne gjoja po na bajne rrugen. Edhe vjet mbushen gropat me do lopata asfalt e su pane ma” tregon nje banore. Nje tjeter shton: “Une kam fole edhe me keto te firmes dhe na thane qe nuk eshte ne projekt. Mire keto jane punetore po kjo firme qe merr paret e ik, a din me na than kush ja kishte pranu ne nje vend tjeter qe me ba nje kanal me asfalt sa me than, e siper tij grumbuj me rane e gure qe e mbushin pernjehere. Rruga ose duhet ba njehere e mire ose asfalti per pak jave tash po perfundon ne lum”. Bashkia Shkoder nga ana e saj nuk ka vonuar qe projektin e nisur ta deshmoje si sukses te investimeve te saj ne rrjetet sociale. Ademi me vartesit e saj ka shkuar deri aty sa permes photoshop u ka ofruar banoreve te zones edhe imazhet se si do te duket rruga qe me standarte minimale po gllaberon 11 milion leke te reja./ShkodraNews

