Categories Lajme

Ja si u zbulua bosi i kokainës së Shijakut

Hekuran Hoxha, personi që do trafikonte drogën që do prodhohej ne laboratorin e Hasit, dhe Admir Hoxha ideator dhe financues i projektit, kanë qenë nën përgjim nga Prokruroria e Krimeve të Rënda. Në dosje thuhet se biznesmeni Admir Hoxha ka komunikime te vazhdueshme me të ndaluarin e dy ditëve me parë.

Ata flasin per prodhimin e sasive të ndryshme të drogë dhe më pas trafikimin e saj. Po ashtu, sqarohet se Hekuran Hoxha flet më pas me shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”. Sipas prokurorisë, ky i fundit bashkëpunon ngushtë me pjesën tjetër të grupit të Shijakut , ku qëllimi është trafikimi i droges në vendet e Europës Perëndimore. Ideatori i laboratorit, Admir Hoxha prej 3 muajsh është në kërkim pasi nuk është ndaluar.

Por i gjithë aktiviteti i tij është i dokumentuar në dosjen e prokurorisë. Biznesmeni kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe një kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta. Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin. /Tv Klan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME