Categories Bota, Lajme

Rreth 60 mijë grekë protestojnë dhunshëm kundër marrëveshjes në Maqedoni

Jo të gjithë grekët, ndajnë mendimin e parlamentit që pritet të votojë me shumicë Marrëveshjen e Prespës që zgjidhë problemin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Rreth 60 mijë grekë, kanë zgjedhur të protestojnë dhunshëm ndaj kësaj marrëveshje.

Në protestën para Parlamentit grek, që është në vijim dhe në të cilën ka përleshje midis personave të maskuar, me siguri pjesëtarë të grupeve të djathta ekstreme dhe policisë, prej orës 14 kanë marrë pjesë rreth 60 mijë persona, kumtoi policia greke.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA’s nga Athina, në kryeqytetin grek kanë arritur gjithsej 326 autobusë nga e mbarë Greqia.

Një grup i personave të maskuar me flamuj grekë me siguri pjesëtarë të grupeve ekstreme të djathta kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë afër Monumentit të ushtarit të panjohur para Parlamentit grek.

Ata, siç lajmëroi korrespondentja e MIA’s nga Athina, me gjësende, shishe dhe materiale piroteknike e kanë sulmuar policinë, e cila është përgjigjur me shok bomba dhe gaz lotsjellës. Drejt policisë janë hedhur edhe ngjyra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME