Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “LAST DRIVE II”, duke arrestuar në Kamëz një 29-vjeçar nga Kruja, të dyshuar për trafikim armësh zjarri.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia sekuestroi një pistoletë, ndërsa në banesën e të arrestuarit u gjetën një armë gjahu pa leje, 50 fishekë dhe një bllok shënimesh me shuma të ndryshme parash.
Sipas policisë, 29-vjeçari rezulton i dënuar më parë për trafikim të mjeteve motorike. Ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të trafikimit të armëve dhe municionit dhe fshehjes së të ardhurave.
