Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi 5-mujor për kontrabandimin dhe modifikimin e makineta-ve të lojërave të fatit me programe ilegale.
Sipas Policisë, aktiviteti zhvillohej në një magazinë me qira në zonën e Kodrës së Priftit, ku pajisjet modifikoheshin për t’ua shitur më pas organizatorëve të lojërave të paligjshme të fatit.
Gjatë operacionit u sekuestruan 25 makineta, 4 telefona celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Categories
Lajme
Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona
