Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 7 emigrantë, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.
Policia ndaloi automjetin në aksin rrugor Vukpalaj–Aliaj dhe sekuestroi mjetin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Categories
Lajme
Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi
