Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Tre persona, Vinçent Piroli, Kristian Ymeri alias Shkambi dhe Elden Tarja, janë arrestuar në Lezhë, pasi lëviznin me një motor të vjedhur dhe mbanin armë zjarri. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje.

Policia ndërhyri pas informacioneve të marra nga banorët dhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan armë zjarri, telefona celularë, një automjet tip “Volkswagen” dhe motori i vjedhur në Suedi.

Sipas raportimeve, SPAK ka shfaqur interes për çështjen, për të verifikuar lidhjet e mundshme të të arrestuarve me grupe kriminale të dyshuara për vrasje me pagesë.

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dyshimet për një lidhje të mundshme me atentatin në Sarandë, ku mbeti i vrarë “Tani i Ruzhdiut”. Deri më tani, kjo lidhje nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një 55-vjeçari në Kamëz

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një…

LEXO ME SHUME