Categories Lajme

“Jam gati të dorëzohem, kam bërë korrupsion kur shemba ndërtesat te Lana”, Rama tregon kërkesën ndaj ndërtuesve

Edhe pse tha që tashmë i takon drejtësisë zgjidhja e dilemës së madhe nëse Erion Veliaj ka faj apo jo, kryeministri Edi Rama u shpreh se “kryebashkiakut duhet t’i jepet e drejta e një gjyqi dinjitoz”.

Nga sheshi “Skënderbej”, theksoi se pa të dhe Veliajn, Tirana nuk do të ishte sot pikë turistike përgjatë 12 muajve të vitit e as s’do kishte njohur kurrë këtë transformim historik.

Edi Rama: Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë, e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë, më thanë jo, jo, jo… por mirë më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë? Atëherë i thash ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës’, ua ndava me çova segmentin e Lanës dhe u thash ‘merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se për ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi’.

Dhe në vijën logjike të një sërë hetimeve intensive jam gati të dorëzohem para drejtësisë! E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thash që s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME