Categories Lajme

“Jam në qiell të hapur”, Krenar Gjata kërkon ndihmën e Bashkisë së Beratit, pasi i’u shkrumbua banesa: S’kam ku të qëndroj, janë djegur të gjitha

Një banesë është shkrumbuar në lagjen ‘Donika Kastrioti’, në Berat. Banesa i përket shtetasit Krenar Gjata, i cili jetonte aty me bashkëshorten.

Ai tregon për FaxNews se pasi kishte përgatitur mëngjesin, (zjeu dy kokrra vezë), ishte larguar për në punë.

Sakaq, pasi e kanë lajmëruar se i ishte djegur shtëpia është kthyer menjëherë.

Dëmi i shkaktuar është tepër i madh, duke qenë se i ka djegur të gjitha sendet e shtëpisë. Gjata tregon se në një dhomë bëheshin deri në shtatë vetë në një.

Apeli i tij, është drejtuar Bashkisë së Beratit, ku shprehet se tani është në ‘qiell të hapur’.

Krenar Gjata: S’kishte njeri në shtëpi. Zjeva dy kokrra vezë dhe ika. Në moment që shkova në punë, më thonë që ka marrë shtëpia jote flakë. Kur kthehem, ishte shkrumbuar e tërë shtëpia. Ju lutemi bashkisë!

Kishim një bombol të madhe. Në shtëpi nuk kishte asnjë. I lutem bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Bëhemi shtatë vetë në një dhomë.

I lutem bashkisë kam nevojë për ndihmë!

Dëmi është i madh, me televizorë dhe të gjitha plaçkat.

Vetëm karta e identitetit më ka ngelur. Apeli im është drejtuar kryetarit të bashkisë të më ndihmojë se jam në qiell të hapur. Nuk kam ku të qëndroj.

Kjo banesë ndodhet në zonën e Vakëfit dhe bashkëshortët Gjata janë të komunitetit Romë.

Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë bombola e gazit, që ishte lënë e ndezur nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin dalë për punë.

Kjo është hera e dytë që kjo banesë digjet, në dy vitet e fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME