Categories Sport

Ylber Ramadani në Serie A për 1 milionë euro?!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është pranë kalimit te Lecce në Serie A. 27-vjeçari është lidhur edhe më herët me një kalim në Itali, teksa eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio përforcon zërat për ish-lojtarin e Partizanit.

Ylber Ramadani në Serie A për 1 milionë euro?!Sipas tij, klubi nga Puglia është i gatshëm të ofrojë 1 milionë euro për të bërë të vetin mesfshorin e Aberdeen në Skoci. Ramadani ka kontratë me ekipin deri në verën e 2025 dhe skocezët nuk ulen nga pretendimet e tyre.

Pas javës negociatash, duket se Lecce ka rënë dakord për shumën. Pritet që Ramadani të bashkohet me një tjetër lojtar të Kombëtares, teksa edhe Kastriot Dermaku është pjesë e Lecces.

I dalë nga moshat e Ferizaj, Ramadani ka luajtur edhe me Prishtinën dhe Dritën në Kosovë, teksa spikati te Partizani gjatë sezonit 2016-17. Më pas karriera e mesfushorit vijoi te Vejle në Danimarkë dhe MTK Budapest në Hungari, para se në verën e 2022 të kalonte te Aberdeen në Skoci. Ramadani ka luajtur 27 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar edhe një gol.
Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME