Mesa duket emisioni Fiks Fare eshte pergatitur mire me materiale kete sezon veror dhe pritet te p.lase b.omba kur te nise.
Stafi i emisionit investigativ është në përgatitjet e fundit për çeljen e sezonit të ri në Top Channel. Së shpejti do të përzgjidhen edhe velinat e reja të emisionit, që nis më 2 shtator.
Në edicionin e lajmeve, dy prezantuesët Devi dhe Dori folën edhe për atë se çfarë do të sjellë Fiksi në sezonin e ri. Nëpërmjet humorit dhe satirës, Devi dhe Dori dhanë informacione jo të mira për pushtetarët që abuzojnë me detyrën.
“Ti nuk e di se çfarë do të ndodhë me atë ministrin, se ta kemi dhënë si informacion… Janë disa shokë tanë deputetë që nuk do të dalin mirë te ‘Fiksi’ këtë sezon. Edhe shumë pushtetarë të lartë…”, u shprehën drejtuesit e emisionit gjatë edicionit informativ.
Ata nuk dhanë më shume detaje, por për të mësuar më shumë mbi këto fakte do të presim 2 shtatorin
