Categories Lajme

Janë njohur që në klasë të parë, Oljana Maloku tregon sekretin e dashurisë jetëgjatë me partnerin

Një histori dashurie që nis prej klasës së parë dhe prej 7 vjetësh e kurorëzuar në martesë. Prej  kur  ishte fëmijë, moderatorja Oljana Maloku e njohu shpirtin e saj binjak me të cilin sot ndan jetën. Por cili është sekreti, sipas saj, i  një marrëdhënieje kaq të gjatë dhe të lumtur? Ajo numëron dy faktorët që kanë të cilët kanë qenë hallka e fortë për t’i mbajtur të dashuruar pas njëri-tjetrit.

Oljana Maloku: Mendoj që gjëja më e mirë në një lidhje, në një martesë,është koha që duhet t’i japim njëri-tjetrit. Ne e kemi nisur që fëmijë dhe më pëlqen pjesa  e fillimeve sepse fillon nga një lidhje dhe dëshirë  pa interes. Pra, kur ti do një person që fëmijë, ti nuk e di as se çfarë do të bëhet personi  që ke përballë, çfarë do të arrijë të plotësojë ato kriteret që ne në një moshë madhore i shohim ndryshe, por po të vendosja sot, për shembull, sigurisht do të kisha edhe disa kritere të tjera që do fusja  te partneri që do kisha në krah, ndërsa kur je fëmijë dhe rritesh me dëshirën për të patur atë në krah gjithë jetën, ti di thjesht që do ta kesh pranë, por nuk e di, do të jetë i suksesshëm, do të jetë njeri i mirë, do të jetë ai partneri, bashkëshorti, babai i fëmijës, i duhuri. Pra, në zanafillë  mendoj që është një lidhje pa interes dhe vetëm me atë ndjenjën që e do.

Katerina Trungu: Pastaj, piqesh edhe ti vetë, rritesh edhe profesionalisht.

Oljana Maloku: Patjetër. Rritesh profesionalisht, por sa  më shumë rritemi profesionalisht dhe me angazhimet tona, ajo që unë mendoj që është çelësi që një nga kriteret dhe një nga gjërat që nuk duhet të harrojmë, është koha që duhet t’i dedikojmë. Pra, të gjithë, kur kemi ditën e pushimit, mund të kemi shumë ftesa nga miq, nga të afërm për ta kaluar ditën me ta. Duhet të jemi shumë striktë në këtë pikë. Madje, motrat shpesh me shaka thonë që “të shtunave atë mos e lëviz, është me burrin, më mirë mos e telefono”. Sepse nëse edhe atë kohë që kemi ne, nuk e kalojmë me njeriun e zemrës, me fëmijën ose me bashkëshortin, bëhet një fundjavë, dy, tre fillojnë distancat,  plus puna që na merr pjesën më të madhe të kohës dhe realisht  është  me vend që të fillojnë këto ftohjet më pas me njëri-tjetrin. Pra, e para, koha dhe dedikimi./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME