Categories Sport

Jashtë europës Partizani: Nëse kampionati ndërpritet, pranojmë verdiktet si e gjithë bota

Sot futbolli shqiptar duhet të kishte hedhur hapin e parë drejt rinisjes për shkak të ndërprerjes nga koronavirusi, por qeveria edhe pse jo zyrtarisht nuk e konfirmoi nisjen e stërvitjes me dy maj, duke hedhur poshtë kërkesën e bërë pak ditë më parë nga FSHF. Si rrjedhojë presidenti i federatës Armando Duka në një dalje publike deklaroi se në rast se situata do të vijojë kështu do të marrë në konsideratë rastin e Francës, ku renditja para ndërprerjes u shpall tebela përfundimtare e sezonit.

Si rrjedhojë në Shqipëri dhe konkretisht në Superligë Tirana do të shpallet kampione, ndërsa Partizani që është fituesi në fuqi, sezonin e ardhshëm nuk do mund të marrë pjesë në kupat e Europës, pasi pozicionohet në vendin e gjashtë edhe pse me shumë pak pikë diferencë me skuadrat e tjera që shkojnë në Europë.

Të pyetur nga ‘Report TV’ nëse do ta pranojnë këtë verdikt, zyrtarë të klubit kampion në fuqi thonë se ‘për momentin nuk mund të shprehen me siguri, derisa të dalë një vendim zyrtar, por shtojnë se Partizani nuk do të bëjë përjashtim nga rastet e ngjashme në Europë, duke lënë të kuptohet se nuk do të ankimojnë’. Ndërkohë në rast të ndërprerjes përfundimtare klubet që do shkojnë në Europë janë Kukësi, Laçi dhe Teuta, pasi Skënderbeu është i dënuar. Nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë me vendet e fundit, por gjasat janë që Luftëtari dhe Flamurtari të zbresin nga kategoria, ndërsa do të ngjiten Kastrioti me Pogradecin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME