Në kuadër të luftës ndaj koronavirusit Turqia i kishte dërguar 400 mijë uniforma mbrojtëse në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo e fundit nuk i ka pranuar. Në vendimin e tyre për kthimin e ndihmave, autoritetet britanike janë shprehur se secila nga 400 mijë uniformat mbrojtëse të dërguara nga Turqia nuk ka arritur të përputhet me standardet shëndetësore të vendit.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar konfirmoi se artikujt po mbaheshin në një objekt afër aeroportit Heathroë, ku theksohet se ato në duhet të kthehen në Turqi, dhe DHSC synon të kërkojë një rimbursim. Dërgesa u njoftua për herë të parë nga ministrat e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar mes paralajmërimeve të mprehta për pajisjet mbrojtëse personale për punonjësit shëndetsorë. /abcnews.al